Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35889

Sondazhi i CNN për garën presidenciale në SHBA: Donald Trump ngushton diferencën me Hillary Clinton

$
0
0

Që kur ka njoftuar kandidimin e tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fund të muajit qershor, Donald Trump shumë shpejt është bërë kandidati kryesor i republikanëve, duke udhëhequr sondazhet në Iowa dhe New Hampshire. Dhe tani, për herë të parë, ai është favorit mes republikanëve edhe në sondazhin që po realizon rrjeti televiziv amerikan CNN.

Ky sondazh sheh vetëm me 6 pikë avantazh ndaj Trumpit kandidaten demokrate Hillary Clinton, një ngushtim diference dramatik që nga korriku, kur ishte 16 pikë pas zonjës Clinton.

Gjithsesi, Hillary Clinton shihet ende favorite në garën për Shtëpinë e Bardhë, duke paraprirë 4 kandidatë republikanë: Donald Trump, Scott Walker, Jeb Bush dhe Carly Fiorina./TCH


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35889


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>