Kryetarja e FRESH, Joleza Koka, ka deklaruar se puna në “Call center” është skllavëruese.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Joleza ka mbajtur një qëndrim të ndryshëm nga ai i kryeministrit Rama.
Ky i fundit, bashkë me ministrin e Mirëqenies Sociale, Blendi Klosin, kanë promovuar arsimin dhe punësimin profesional, duke përfshirë këtu edhe bizneset e tipit “Call center”.
“Pavarësisht se çështjes së të rinjve që punojnë në call center i dhanë jehonë portalet aksidentalisht, të cilat sigurisht unë si marr seriozisht, e kam me këto njerëz që janë mësuar vetëm të shajnë tërë ditën.
Një i ri që pranon të skllaverohet në një call center duhet ta vërë realisht në pikëpyetje të madhe të ardhmen e vet dhe të vendit dhe jo të harxhojë kohën duke sharë kë të mundet nëpër rrjete sociale.
Nuk do doja të bëja të ndihej keq asnjë njeri që punon se jemi të gjithë të rinj në një epokë që është e vështirë të jesh i ri ndaj na duhet më shumë solidaritet me njeri-tjetrin. Më shumë se stërkëmbsha kemi nevojë t’i japim një dorë njeri-tjetrit.
↧
Joleza Koka del hapur kundër Ramës: Puna në “Call center”, skllavërim!
↧