Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35796

Prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit për Azem Sylën

$
0
0

Prokurori i EULEX-it ka kërkuar nga gjyqtari i EULEX-it që t’i vazhdohet paraburgimi Azem Sylës dhe shtatë të dyshuarve të tjerë edhe për katër muaj.

Sipas avokatit të Sylës, prokurori pretendon se ende ekzistojnë arsyet për vazhdimin e paraburgimit, sepse, sipas tij ende ekziston rreziku i ikjes, rreziku i pengimit të procedurës penale dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Tomë Gashi, nëpërmes profilit në rrjetin social Facebook, bën të ditur se mbrojtja e Azem Sylës do të kundërshtojë këtë kërkesë, ngase vazhdimi i paraburgimit ndaj ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, mund të konsiderohet vetëm si dënim i tij dhe në asnjë mënyrë si masë ligjore për zhvillimin e papenguar të hetimeve në këtë çështje penale.

“Është paksa e pakuptueshme dhe juridikisht e paarsyeshme që prokurori të kërkoj vazhdimin e paraburgimit për 8 të dyshuar, ndërsa hetimet në këtë çështje janë duke u zhvilluar për 52 persona. Si është e mundur që prokurori t’i hetojë të gjithë për veprën penale të krimit të organizuar dhe të lejojë që 44 të dyshuar të mbrohen në liri pa asnjë masë kufizuese dhe 8 të tjerë të qëndrojnë në paraburgim”, ka shkruar Gashi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35796


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>