KEDS ka njoftuar për ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte. Më 24.05.2016 në Fushë- Kosova do të shkyçet dalja 10 kV Vragoli prej orës 9:30 deri në ora 12:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Vragoli, Miradi e Ulët (një pjesë), Batusa, Henci, Lagja 29 dhe Pompën Fam Ga. Shkyçja bëhet për shkak te kryerjes së punëve nga kompania Elektrostublla sh.p.k.
Po më 24.05.2015 në Mazgit do të ketë shkyçet dalja 10 kV Shkabaj nga ora 10:00 deri në orën 12:00, përcjell Koha.net. Gjatë kësaje kohe pa energji do të mbesin: Qytetii Obiliqit (një pjesë ), Subotiqi, Mazgiti ( një pjesë), Shkabaj. Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara nga kompania “G3 Inxhiniering”.
Në Lipjan, më 25.05.2016 do të shkyçet dalja 10 kV Sllovia nga ora 12:00 deri në orën 15:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dobratin, Gushtericë, Livagj, Smallush, Qollapek, Gllavicë dhe Marevc. Arsyeja e shkyçjes: punët në autostradën Prishtinë –Elez Han nga punëkryesi B&E.
Më 24.05.2016 në Bibaj do të shkyçet dalja 10kV Fshatrave – Dardanisë prej orës 09:30 – 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbeten: Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe Zllatari. Shkyçja bëhet për shkak të revizionimit të LP 10 kV.
Në Pejë, më 24.05.2016 në Peja2 do të shkyçet dalja 10 kV Rugova prej orës 10:00 deri në orën 14:00, përcjell koha.net. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Llazi, Shtupeqi i Madh, Reka e Allagës, Llotova, Pepaj, Koshutani, Shkreli, Dugaiva, Boge, Stankaj, Hagjaj, Kuqishta, Guri i Kuq, Drelaj, Unior Aqua Drelaj, Drelaj, Fabrika e djathit, Malaj dhe Shtupeqi i Vogël. Arseja e shkyçjes: Bartja dhe ngritja e shtyllave të tensionit të lartë dhe të ulët, aftësimi i degëzimeve.