Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775

55 mijë euro për fushat sportive në Podujevë

$
0
0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Podujevës, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për projektin: “Ndërtimi i fushave sportive në fshatin Kërpimeh me rrethinë dhe mbulimi i fushës në fshatin Lubç i Poshtëm, në Komunën e Podujevës”, që do të implementohet në vitin 2016 dhe ku MKRS-ja do të investojë 55 mijë euro, njofton Llapi.info.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se ky investim në fusha sportive, është në vazhdën e investimeve të shumta që po bëhen nëpër Kosovë, sidomos tani kur sporti i Kosovës është ndërkombëtarizuar.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu u shpreh se me këtë investim, ky qytet përmirëson dukshëm infrastrukturën sporteve, sepse krijohen kushte më të volitshme për futbollin e kësaj ane./Llapi.info


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>