Sipas një studimi më të fundit të realizuar nga ekipi i shkencëtarëve spanjollë, përbërësit që gjenden në rrush i mbrojnë qelizat e trupit nga rrezatimi ultravjollcë, që është shkaktari kryesor i kancerit të lëkurës. Rrezet ultravjollcë mund të shkaktojnë kancerin e lëkurës duke e rritur numrin e molekulave të dëmshme në lëkurë.
Shkencëtarët nga Universiteti i Barcelonës kanë zbuluar se flavonoidet (antioksidues që treten në ujë) nga rrushi mund të pengojnë këtë proces. Ata konsiderojnë se ky studim është shumë pozitiv, sepse ndihmon në prodhimin e preparateve për mbrojtjen e lëkurës nga dielli, transmeton albeu. “Këto janë rezultate inkurajuese dhe duhet të merren parasysh. Në këtë mënyrë mund të prodhohen preparate të reja për mbrojtje të lëkurës nga rrezet ultravjollcë”, deklaroi biokimistja e këtij universiteti, Marta Cascante.
Gjithashtu theksohet se për të dhënë efektin e duhur duhet që rrushi të konsumohet në një mënyrë të rregullt.