Kryeparlamentari Kadri Veseli ka takuar sot ambasadorin britanik në Kosovë Ruairi O’Connell.
Diplomati britanik e ka uruar Veselin për marrjen e detyrës së re si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
“Bashkëbiseduam për rrugën nëpër të cilën po kalon Kosova si dhe sfidat që na presin. Me të vërtetë, javën që lamë pas, ishte një javë e suksesshme për Republikën e Kosovës”
“Anëtarësimi në UEFA dhe liberalizimi i vizave janë indikatorë të qartë për orientimin tonë. Po ashtu, ne u dakorduam që në të ardhmen e afërt të intensifikojmë bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona, pse jo edhe në nivel të partive politike. Përvoja britanike është më se e mirësardhur për vendin tonë” ka shkruar Veseli në një postim në Facebook, transmeton Klan Kosova.