Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35816

Veseli: Kosova më afër se kurrë me BE-në

$
0
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka uruar për Ditën e Evropës ndërsa ka thënë se Kosova është më afër se kurrë me Bashkimin Evropian.

“Sot është dita e Evropës që përkujton deklaratën historike të Robert Schuman 66 vite më parë ku shpalosi së pari idenë largpamëse të krijimit të institucioneve ndër-shtetërore mes vendeve që vetëm pak vite më herët kishin bërë kundër njëri-tjetrit luftën më të madhe që ka njohur njerëzimi. Ajo deklaratë shërbeu si vendosja e gurit të themelit drejt ndërtimit të Bashkimit Evropian prandaj konsiderohet si dita simbolike e paqes, unitetit dhe solidaritetit evropian”, ka shkruar Veseli.

Me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe rekomandimin e liberalizimit të vizave, Veseli thotë se Kosova sot gjendet më afër se kurrë me Bashkimin Evropian.

Megjithatë për Kosovën, thotë ai, kjo nuk duhet të jetë vetëm një ditë feste por edhe një ditë reflektimi mbi përgjegjësitë që secili nga ne ka në procesin e integrimit dhe domosdoshmërinë e përqendrimit dhe angazhimit më të madh në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35816