Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka në emisionin ‘Argument Plus’ në RTV21, tha se nuk do të ketë zgjedhje demokratike dhe të pranuara ndërkombëtarisht më 5 qershor.
Ai tha se situata në Shkup është shumë e tensionuar dhe në këtë situatë zgjedhje të rregullta është e pamundur të mbahen. “Nuk do të ketë zgjedhje normale, të rregullta me pjesëmarrjen e të gjitha partive.
Zgjedhje të dy partive në pushtet eventualisht në momentin e fundit BDI do të tërhiqet dhe mund të ketë eventualisht t’i quaj, zgjedhje ku do të marrë pjesë vetëm VMRO.
Nuk mund të organizohen zgjedhje të lira dhe të besueshme që është një prej parakushteve të raportit të Komisionit Europian në situatë kaq të tensionuar’, ka deklaruar profesori univerzitar Blerim Reka.
↧
Blerim Reka për 5 qershorin, nuk do të ketë zgjedhje të pranuara ndërkombëtarisht
↧