Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775

Hapësirat e liqenit të Batllavës lejohen për shfrytëzim për trajnime të FSK-së

$
0
0

Drejtor Menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit me sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK). Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, përcjell Llapi.info

“Kjo marrëveshje ka për qëllim dhënien në shfrytëzim të hapësirës së liqenit të Batllavës nga Korporata Energjetike e Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Sipas kushteve të parapara në këtë marrëveshje palët janë dakorduar që KEK-u të lejojë shfrytëzimin e hapësirës së Liqenit të Batllavës për realizimin e trajnimit të Task Forcës së Sigurisë së Kosovës ‘Kërkim Shpëtim Ujor’”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

Shfrytëzimi i liqenit të Batllavës nga Task Forca e Sigurisë së Kosovës do të bëhet gjatë muajve prill, qershor dhe shtator, për datat konkrete palët do të njoftohen me kohë, gjatë periudhës sa do të zhvillohen këto aktivitete në liqenin e Batllavës do të mbikëqyren për së afërmi nga zyrtarët përgjegjës të FSK-së./Llapi.info


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>