Limoni është njëra ndër pemët me më së shumti përmbajte të vitaminës C dhe antioksidantëve tjerë. Edhe pse përshtypja e parë për limonin është së ai nuk mund të ketë dëmtues dhe sëmundje por kjo nuk është e vërtet.
Pema e limonit ballafaqohet më një numër të madh të sëmundjeve dhe dëmtuesve. Problemet më të shpeshta tek limoni janë kalbja e trungut të limonit i cili shkaktohet nga patogjeni Phytophthora, e cila shkaktohet në rast se ka lagështi të madhe në sipërfaqen e tokës.
Sëmundje tjetër e limonit është edhe kalbja e rrënjëve të tij e cila shkaktohet nga kërpudha e quajtur “nicotianae”. Simptomat janë rritje e mangët dhe trung mjaft i hollë i limonit, zverdhje e gjetheve dhe gradualisht edhe vyshkja e tyre.
Poashtu sulmues tjerë të limonit janë edhe krimbat mikroskopik të cilët e sulmojnë limonin në tërësi dhe gradualisht shkaktojnë edhe tharjen tij.
Gjithashtu, limoni për shkak të përmbajtjes së sheqerit, atë e sulmojnë shumë edhe insektet e ndryshme dhe poashtu i shkaktohen sëmundje edhe nga viruset.