Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35859

“Lorik Cana i përshtatet Premier Ligës angleze”

$
0
0

Lorik Cana synon të rikthehet sërish në Premier Ligën Angleze. Në një shkrim të gjatë të bërë nga “ExcelFoot”, menaxheri i tij, Mark McKay, thekson se kapiteni i Kombëtares shqiptare është ideal për klubet e Premier Ligës së Anglisë.

Loriku në sezonin 2009/2010 ka luajtur me Sunderlandin, për të cilët kishte bartur edhe shiritin e kapitenit.

“Lorikut i përshtatet shumë Premier Liga. Ai mund të luajë në qendër të mesfushës dhe si qendër mbrotjës. Ai është i mirë me topin dhe i përshtatet aspektit fizik të lojës angleze”, thotë McKay, shkruan GazetaOlle.com.

“Ai ka krijuar përvojë të madhe, pasi ka më shumë se 100 ndeshje me Marseillen dhe Lazion dhe ai dëshiron të luajë një sezon të mirë për tu mbajtur mend në kampionatet evropiane”, shtoi McKay.

Loriku është në kërkim të klubit të ri, derisa me Lazion do të qëndrojë vetëm nëse nuk gjen ndonjë ofertë të mirë. /Gazeta Olle


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35859


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>