Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775

Podujevë, falë ndihmës së mërgimtarëve Nurije Syla me pesë fëmijë jetim bëhet me shtëpi të re (Foto)

$
0
0

Nurije Syla nga Podujeva falë ndihmës së mërgimtarëve nga Landshuti i Gjermanisë sot është bërë me shtëpi të re. Lajmin për portalin llapi.info e ka bërë të ditur Jetmir Rrahmani nga Shoqata Kulturore “Devotshmëria” në Podujevë.

Rrahmani ka treguar për llapi.info se Nurie Syla e cila ka jetuar në “Lagjën e Kuvajtit” me pesë fëmijë jetim, një nga vajzat e së cilës është me nevoja të veçanta dhe e cila mund të lëvizë vetëm me karrocën invalidore, është bërë me shtëpi të re. Kjo falë ndihmës së disa mërgimtarëve nga Landshuti i Gjermanisë, të cilët kanë qenë donatorët kryesor.

Në ndërtimin e kësaj shtëpie janë ofruar edhe ndihma materiale dhe punë të tjera falas, ndërsa mbikyqrës i punimeve ka qenë Sh.K. “Devotshmëria” me ekipin e saj.

Jetmir Rrahmani, nga Sh.K. “Devotshmëria” ka treguar se me këtë familje janë në kontakt tash e disa vite, pasi “Devotshmëria” si shoqatë kulturore është aktive që nga viti 2004./Llapi.info

3

4

5


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>