Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785

Kusari – Lila në Vjenë takon presidentin federal të Austrisë, Heinz Fischer

$
0
0

Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, ka udhëtuar në Vjenë të Austrisë, ku po merr pjesë në edicionin e parë të programit për lidership të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë – “Austria Leadership Programs”.

Kusari – Lila është ftuar në këtë aktivitet të karakterit ndërkombëtar, e përzgjedhur si përfaqësuese e Kosovës si kryetarja e parë femër në një komunë kosovare.

Përpos saj, në këtë aktivitet po marrin pjesë edhe përfaqësues nga politika, biznesi dhe sektori jo qeveritar nga 25 shtete të botës, mes tyre Kina, Rusia, Kazakistani, Ukraina, Armenia, Serbia, Turqia, Irani, Bangladeshi, Malajzia, Hong Kong, e të tjera.

Gjatë qëndrimit në Austri, kryetarja Mimoza Kusari – Lila është pritur edhe nga Presidenti Federal i Republikës së Austrisë, Shkëlqesia e tij Heinz Fischer, në Pallatin Imperial në Vjenë, me të cilin ka zhvilluar një bisedë të ngrohtë, ndërsa nuk ka munguar edhe shkëmbimi i dhuratave, me simbolet e dy vendeve përkatëse.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>