Liverpooli raportohet se ka refuzuar një ofertë në formë huazimi nga Roma për mbrojtësin Mamadou Sakho.
Francezi është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen parë ndaj Stoke Cityt dhe thuhej se nuk është i kënaqur me situatën e tij te Liverpooli.
Sakho, i cili ishte prezent në Britannia Stadium gjatë javës së kaluar, ka qenë i lidhur me një kalim te ekipi italian, por thuhet se Liverpooli ka refuzuar ofertën e Romës.
Sakho u transferua te Liverpooli nga Paris Saint-Germaini në vitin 2013.