Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775

Erdogan kritikon shtetet islamike që nuk njohin Kosovën (VIDEO)

$
0
0

Në samitin e 13-të të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik i cili u mbajt më 14 dhe 15 Prill 2016 në Pallatin e Kongreseve në Stamboll duke folur para mbi 30 liderëve të shteteve anëtare të kësaj organizate, Presidenti Erdogan fuqishëm ka thirrur për njohje të reja për Republikën e Kosovës.

Ai ka kërkuar nga të gjitha shtetet Islamike të cilat ende nuk e kanë njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës ta bëjnë këtë sa më shpejtë. Ai u shpreh se ndër 56 shtete Islamike, ka shtete të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Kjo e brengosë Republikën e shtetit të Turqisë u shpreh ai. Në këtë samit Presidenti Erdogan kërkoi nga të gjitha këto shtete të marrin hapa konkret diplomatic për ta njohur shtetin e Republikes së Kosovës.

Rikujotjmë se Republika e Turqisë është njëra ndër shtetet e para që ka njohur zyrtarisht shtetësinë e Kosovës menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së sajë në vitin 2008 dhe vazhdon të jetë njëri ndër miqtë e pa ndashëm për Kosovën.

Gjatë një vizite në Kosovë kohë më pare Presidenti Erdogan ishte shprehur se Turqia do ta ndihmojë vazhdimisht Kosovën dhe se nga miqësia e afërt me Kosovën ishte shprehur se Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi. Kjo kishte ngritur reagime në Serbi por Turiqa nuk ndalet së përkahuri Kosovën në shtet ndërtimin e sajë dhe zhvillim të më tutjeshem në nivel vendor dhe ndërkombëtarë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>