Gjykata Penale e Shkupi dje i pranoi kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike me të cilën kërkohet masa e paraburgimit për 11 persona të dyshuar në rastin e quajtur ‘Transportuesi’, transmeton TetovaSot.
Nga gjykata nuk japin asnjë informacion zyrtarisht, ndërsa nuk ka informacione edhe për masat me të cilat kërkohet konfiskimi i pronës, gjegjësisht bllokimi i pronës së tundshme dhe të patundshme.
Ashtu si informoi PSP është ngritur edhe një procedurë për 22 persona për shkak të ekzistimit të dyshimeve se kanë kryer veprën penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare në 81 raste.
Prokuroria Speciale Publike, përveç paraburgimit paralajmëroi se do të kërkoje edhe ndalimin me pasjen në dispozicion të pronës dhe konfiskimin e tre banesave, gjashtë veturave dhe 33 autobusëve. Bëhet fjalë për vetura që janë në pronësi të kompanive private e që janë angazhuar nga kryetari i komunës së Manastirit, Vladimir Taleski për transportimin e nxënësve.
Kryetari i komunës së Manastirit, Vladimir Taleski, nuk është në listën e të dyshuarve, pasi që ai u fal nga presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov, por nga ai do të kërkohet kompensim për dëmin, ndërsa janë duke rrjedhur edhe para hetime edhe për vepra tjera penale.