Kthmii i mërgimtarëve nga Kosova, pas përfundimit të pushimeve, në këtë vikend është në vlugun më të madh të tij. Kjo po reflektohet edhe në Kolonat e gjata që janë krijuar sot nga orët e mëngjesit në vendkalimin kufitar të Merdares.
“Nga ora nëntë jemi duke pritur. Kolonat janë të gjata 3-4 kilometra dhe ende nuk e dimë se kur do të përfundojë kjo pritje” thotë rreth orës 12.30 per albinfo.ch S. T. duke theksuar se ka të tjerë që po presin edhe më gjatë. Ai shprehet i mllefosur me këtë maltretim që po u bëhet dhe që po përsëritet pas çdo përfundimi të pushimeve të bashkatdhetarëve.
“Nuk e dimë se nga cila anë mud të jetë problemi por ajo që është e sigurt është pritja e gjatë dhe e padurueshme sidomos për familjarët me fëmijë”, thotë ai. /albinfo