Së paku 260 refugjatë janë lënduar gjatë përleshjeve në kufirin greko-maqedon, kur Policia e Maqedonisë ka hedhur disa lotsjellës
Organizata “Mjekët pa kufi” ka njoftuar se ka dërguar ekipe shtesë që të ndihmoj të lënduarit në kampin e refugjatëve Idomeni, transmeton Indeksonline.
Sipas mediave greke, një grup i refugjatëve ka tentuar ta kalojë kufirin dhe të hyjë në Maqedoni, në çka policia e këtij vendi i është përgjigjur me gaz lotsjellës.
Gjithashtu theksohet se përleshjet kanë filluar pasi që në kamp ishin shpërndarë broshura në gjuhën arabe në të cilat shkruante se migrantët duhet të nisen drejt kufirit.
“Hapni kufijtë”, “Na duhet BE-ja” ishin disa nga mesazhet që mbanin në duar migrantët.
Sipas “Russia Today” disa nga refugjatët para përleshjes kanë thënë se “ose do ta kalojnë kufirin ose do të vdesin”.