Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se pas konsultave të njëpasnjëshme që nga anulimi i protestës së kaluar të Opozitës, e paraparë që të mbahej me 26 Mars, sot ka marrë vendim për mbajtjen e një proteste gjithpopullore me 14 Maj.
“Një vendim i tillë është marrë pas diskutimeve me të gjitha forumet e AAK-së dhe një përcaktimi të palëkundur, që të vazhdohet me kundërshtimin e kapjes së Shtetit”.
“AAK do të konsultohet edhe me partitë tjera opozitare dhe me shoqërinë civile e me grupet e interesuara, në mënyrë që protesta të jetë sa më e fuqishme”.
“Protesta e 14 Majit, do të jetë e qetë dhe paqësore!”, transmeton Klan Kosova.