Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli, në një intervistë për gazetën Shekulli, tregon se si e ka njohur Sali Berishën
Ai thotë se vetëm një gjë nuk ia fal atij.
“Sali Berishën e kam njohur shumë herët. Madje, në shtëpinë e tij në Viçidol, më është bërë një pritje tepër bujare, nga pritjet më të veçanta.
Jam ndjerë shumë i vlerësuar nga mënyra se si i prisnin njerëzit në ato anë.
Ndërsa personalisht për mua ai është një nga njerëzit më lexues që kam takuar.
Ishte gati e pamundur ta shihje Berishën pa libër në dorë. Nuk ka lënë vepër timen, por edhe të autorëve të tjerë të asaj kohe, pa lexuar. Sa herë që e kam takuar, kemi diskutuar për autorë dhe libra të ndryshëm. Ishte lexues i përkushtuar.
Nuk para e gjen shpesh entuziazmin e tij. Edhe si mjek ka qenë i përkushtuar. Më është dhimbsur që e la profesionin e mjekut sepse ishte i talentuar. Ndërsa sa i përket politikës, ky është një kapitull që duhet diskutuar. Ai ka treguar se është një politikan impulsiv dhe ia ka dalë falë këmbënguljes.
Vetëm një gjë nuk ia fal: Si mjek që ishte, duhet të kishte bërë spitale luksoze dhe duhet t’i kishte dhënë më shumë prioritet arsimit. Ndërsa lëshimi i stafetës ishte një hap i rëndësishëm për mua”.