Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35768

Nga nesër çmimi i energjisë paguhet 40 % me lirë

$
0
0

Faturat e shpenzimit të energjisë elektrike, nga muaji prill mund t’iu befasojnë për të mirë.

Nuk do të tronditeni me fatura të shtrenjta sikur gjatë muajve të dimrit, ngase prej nesër fillojnë tarifat verore e që janë dukshëm më të lira sesa ato të sezonit dimëror.

Ashtu siç i ka përcaktuar Zyra e Rregullatorit të Energjisë, çmimet e sezonit verorë janë afërsisht për 30 % më të lira për të gjitha kategoritë shpenzuese, shkruan Infokusi.com.

Për bllokun e parë, ato familje të cilat shpenzojnë më pak, pra deri në 200kWh, gjatë tarifës së ditës çmimi për kWh do të jetë 3.99€. Kjo kategori gjatë sezonës se dimërit ka paguar çmimin 5.50 €/kWh.

Ndërsa, për bllokun e dytë, pra shpenzuesit në mes 200-600kWh, çmimi për kWH do të jetë 5.51€ përderisa gjatë sezonit dimërorë kjo kategori faturohej me çmimin 7.70€/kWh.

Kurse, për bllokun e tretë, konsumatorët me më shumë se 600 kWh, çmimi për kWh do të jetë 8.00 €, i cili gjatë sezonit dimëror ishte 11. 17 € / kWh.

Po ashtu gjatë tarifës së natës çmimet për kWh do të jenë dukshëm më të lira. Për bllokun e parë nga 2.79 € / kWh sa ishte gjatë sezonit dimëror, gjatë sezonit verorë do të jetë 1.99 € / kWh. Për bllokun e dytë nga 3.86 € / kWh do të jetë 2.76 € / kWh. Po ashtu për bllokun e tretë nga 5.58€/ kWh çmimi për kWh do të jetë 4.01€/ kWh.

Tarifat verore do të aplikohen nga data 1 prill, deri më 30 shtator/Infokusi.com


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35768


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>