Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot nga selia blu se nuk e ka lexuar ende letrën publike që i ka dërguar Kryeministri Edi Rama për të dialoguar në lidhje me realizimin e reformës në drejtësi.
Basha u shpreh se duhet ta lexojë letrën, pasi Rama e ka bërë publike para se t’ia dërgojë personalisht. Kreu i demokratëve theksoi se do t’i përgjigjet Kryeministrit sot me shkrim.
“Duhet tju them që duhet ta lexoj këtë letër, sepse zakoni i keq vazhdon, u bë publike para se të vinte tek unë. Nuk e mbyll kurrë derën e dialogut, por nuk mund të jetë si 2 vjet më parë. Të lexoj letrën, pastaj t’i kthej përgjigje”, tha Lulzim Basha për këtë çështje.
↧
Basha: S’e kam lexuar letrën, Rama më parë e bën publike para se të ma dërgojë
↧