Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Haga: Vendimi për Sheshelin mund të rishikohet

$
0
0

Vojislav Sheshel, lideri i Partisë Radikale Serbe, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës në të gjitha pikat që ishte i dyshuar.

Pas këtij vendimi, Tribnunali i Hagës ka dalë me një deklaratë ku thotë se e kupton që vendimi mund të jetë zhgënjyes për popullatën e Kroacisë dhe Bosnjës dhe se do të rishikohet vendimi i dhënë nga trupi gjykues.

“E kuptojmë se shumë komunitete e viktima do të zhgënjehen nga vendimi i Trupit Gjykues të Tribunalit të Hagës. Do t’i rishikojmë me kujdes arsyet që ka dhënë trupi gjykues për vendimin në rastin e Vojislav Sheshelit. E më pas do të përcaktojmë nëse ka baza për t’i bërë apel vendimit”.

Ai ishte i akuzuar për krime lufte në Kroaci dhe Bosnjë, transmeton Klan Kosova.

Sheshel nuk ishte pjesë e shqiptimit të aktgjykimit dhe partia e tij ka njoftuar se ai do të mbajë një konferencë për shtyp lidhur me vendimin që sot dha Tribunali i Hagës.

Konrektisht, ai akuzohej për krime kundër kroatëve dhe myslimanëve në Kroaci, Vojvodinë dhe Bosnjë nga viti 1991 deri në vitin 1993.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>