Për më pak se dy javë, me 7 prill, kuvendi do të shpërbehet, nesë ka zgjedhje me 5 qershor ashtu si ishte arritur marrëveshja paraprake mes martive.
Aktualisht nuk ka paralajmërime për prolongim të afatit për shpërbërjen e kuvendit, përkatësisht prolongim të ri të datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni.
Por deri atëherë mbeten shumë punë për t’u përfunduar, e të cilat janë kyçe dhe parakusht për zgjedhje fer dhe demokratike.
Një ndër punët e pa përfunduara mbetet pastrimi i Listës zgjedhore, ndërsa KSHZ prej sot duhet të fillojë ,me kontrollet në teren të rreth 89.000 votuesve të dyshimtë, proces të cilin do ta realizojnë 374 anketues.
Mes tjerash ekziston status i pa zgjidhur rreth bisedimeve për media dhe pikërisht kjo problematike është një ndër faktorët kyç i cili përveç faktorit ndërkombëtar si kusht e vendos edhe opozita.
A do të dalë përsëri faktori ndërkombëtar me vlerësime se në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje fer dhe demokratike ashtu si ndodhi herën e parë kur zgjedhjet ishin caktuar për 24 prill.
↧
10-të ditë nga shpërbërja e kuvendit, a do të ketë shtyrje të re të zgjedhjeve?
↧