Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, vetura del jashtë rruge

$
0
0

Në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Parallovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë, vetura ka humbur drejtimin duke u përplasur jashtë rruge.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, i cili pranoi se në orën 12:30 ka ndodhur një aksident.

“Njësitet e trafikut rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para besohet se bëhet fjalë për një aksident ku vozitësja shqiptare shtetase e Kosovës e humbë kontrollin mbi automjet duke u përplasur jashtë rruge. Fatmirësisht aksidenti ka kaluar vetëm me lëndime të lehta trupore, gjersa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme material. Trafiku rajonal është duke e hetuar rastin”, ka thënë Hashani për lajmi.net.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>