Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35796

Burri më i vjetër me sindromën ‘Down’ feston 80-vjetorin

$
0
0

Joe Sanderson mendohet se është burri më i vjetër me sindromën ‘Down’. Ai ka festuar dje 80-vjetorin mes familjarëve dhe stafit të përkujdesjes sociale në Saltburn të Anglisë.

Askush nuk e kishte menduar se ai do të jetonte kaq, pasi kur ishte vetëm një bebe, mjekët i thanë nënës së tij se i biri nuk do të jetonte më shumë se 21 vjet. Mirëpo, 8 dekada më pas ai gëzon shëndet të plotë dhe ka sfiduar parashikimet e mjekëve, duke thyer ndoshta edhe një rekord botëror.

Një vit më parë, një tjetër burrë më sindromën ‘Down’ festoi 76 vjetorin. Sipas studiuesve këto janë raste të rralla, pasi përgjithësisht këta persona nuk jetojnë gjatë./Gazeta-shqip


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35796


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>