Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35836

KSHZ shkurton afatet për kontroll në terren të listave zgjedhore

$
0
0

Vazhdon të mbetet e fshehtë për opinionin sasia e emrave që do të jenë subjekt verifikimi nga ekipet e zyrave rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

KShZ-ja pritet të shpalos sot në një seancë të hapur detajet për punën e ekipeve të këtij institucioni në terren dhe përveç që të përcaktohen, këto ekipe duhet edhe të trajnohen. Nuk është e qartë se sa kohë do të marrë trajnimi i tyre por ajo që dihet është se ky institucion duhet të prezantojë një listë të azhurnuar të zgjedhësve, deri në datën 17 prill, njofton Alsat-M.

Sipas ligjit, lista e azhurnuar duhet që të publikohet për inspektim publik 15 ditë pasi të nënshkruhet data e zgjedhjeve. Qytetarët edhe më tej mund të paraqesin njoftimet dhe ankesat e tyre për parregullësi në listën e zgjedhësve dhe këtë mund ta bëjnë në njësitë rajonale përkatëse.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35836


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>