Përfaqësuesja e Kosovës ka organizuar ndeshjen e radhës miqësore për datat e lira të FIFA-s, në muajin shtator, ku në vendin tonë do ta presë Kombëtaren afrikane, Burkina Faso. Kombëtarja afrikan Burkina Faso, do të aterojë në Prishtinë për të luajtur ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës më 6 shtator të këtij muaji.
Lajmi ende nuk është zyrtarizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, mirëpo ka qenë televizioni RTV21, që ka dhënë këtë lajm. Burkina Faso është një kundërshtar mjaftë i fortë, pasi renditet në pozitën e 73-të në ranglistën e FIFA-s, dhe ka në radhët e veta lojtarë mjaftë të talentuar, transmeton Telegrafi.
Fazën ofensive të kombëtares afrikane do ta udhëheq super talenti i Chelseat, Bertnard Traore, i cili ditë më parë u konfirmua në skuadër nga Jose Mourinho. Lojtarë tjerë të respektuar te kjo Kombëtare janë edhe mbrojtësi i Lyonit, Bakary Kone, kapiteni Charles Kabore, ish-lojtarë i gjigantit francez Olimpique Marseille e sulmuesi i rrezikshëm i skuadrës turke Konyaspor, Abdou Traore.