Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785

Pronari i dhuron punonjësit makinë në vlerë prej 10 mijë eurosh

$
0
0

Lajmi i mëparshëm se Miroslav Bilaka, pronari i kompanisë transportuese “Bilaka Trans”, punonjësit të tij Damir Topaloviq i dhuroi një makinë në vlerë prej 20 mijë markave konvertibile (rreth 10 mijë euro) shkaktoi jehonë si një bubullimë.

Pra, lajmi pozitiv në kantonin e Bosnjës qendrore është vështirë për t’u besuar. Megjithatë, Miroslavi, gruaja e tij dhe fëmijët nuk ishin aspak në hamendje nëse Damirit duhet t’i dhurohet BMW-ja.

“Duhet patjetër të them se Damiri lajmin e priti me mosbesim. Kur i thashë se do ti dhurojmë BMW-në ai e kapi kokën. Një herë ai nuk tha asgjë, dhe pastaj doli. Ai madje filloi edhe të qajë, thjeshtë nuk besonte. Por Damiri tek ne ka punuar për rreth 12 vjet si shofer, dhe pastaj katër vjet ka punuar si dispeçer. Gjatë gjithë kësaj kohe kurrë, absolutisht kurrë nuk kemi pasur asnjë keqkuptim më të vogël, e lëre më ndonjë konflikt”, tha për AA, Bilak pronari i kompanisë së transportit, e cila punon në transportin ndërkombëtar.

Ai shtoi se Damir e ka pranuar firmën si të tijën dhe se është një punëtor i zellshëm. “Ai e di punën dhe ne mund të mbështetemi në atë në çdo kohë të ditës dhe natës, dhe këtu nuk ka ndonjë filozofi të madhe. Punëtorët e mirë duhet të shpërblehen dhe të inkurajohen që të vazhdojnë të punojnë mirë dhe të qëndrojnë në kompani. Unë mund të them se Damir atë automjet me kontributin, punën dhe angazhimin e tij e ka fituar dhe merituar”, tha Bilak.

Kompania e Miroslav Bilaka-s punonjësve të tyre të cilët punojnë më shumë se një vit u jep bonus për pushime vjetore, Krishtlindje, stimuj të ndryshëm, ndërsa punëtorët në shumicën e rasteve këto përfitime ia kthejnë duke punuar në mënyrë korrekte dhe duke kryer obligimet e tyre.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>