Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35768

Jetojnë në Maqedoni, shkojne ne shkolle në Kosovë

$
0
0

Ervini dhe Loriku janë shtetas të Maqedonisë dhe jetojnë në lagjen Bardhi të fshatit Bllacë. Ata janë nxënës të klasës së dytë, mirëpo mësimin e ndjekin në një shtet tjetër, në Kosovë, respektivisht në komunën Hani i Elezit.
Jeta mes dy kufijve çdo ditë e më shumë vështirëson qarkullimin e rreth 50 nxënësve nga klasa e parë e deri atë të nëntën.
Disa prej nxënësve nuk kanë dokumente identifikimi dhe rrugën gati 5 kilometërshe deri në shkollë e bëjnë në mënyrë ilegale.
“Vij nga lagjja Bardhi. Është shumë larg. Vijmë në këmbë, ndonjëherë na sjellin me makina. Kalojmë nga kufiri”, tha Selma, nxënëse.
Drejtori i shkollës, Nazim Laçi tha se banorët e lagjes “Bardhi” të fshatit Bllacës, prej dekadash kanë qenë dhe janë nxënës të kësaj shkolle.
“Këta nxënës mësojnë këtu prej se ekziston kjo shkollë qysh edhe më herët, por mësojnë edhe tash. I kemi rreth 50 nxënës, gjithmonë vijnë më rregull, probleme nuk kemi, shumica janë me dokumente të Kosovës, ne u japim dëftesat qysh edhe i ka zyrtarisht shkolla. Prej kësaj lagje vijnë prej parafillores deri në klasën e nëntë”, deklaroi Nazim Laçi, drejtor i shkollës fillore Iljaz Thaçi, Hani i Elezit.
Ndërkohë kryetari i Komunës Rufki Suma tha se e ndjen për obligim t’u dal në ndihmë banorëve të këtij fshati. Një ndër arsyet është edhe nënshtetësia e dyfishtë që posedojnë disa nga banorët.
“Ne e kemi për obligim të kujdesemi për të gjithë banorët të cilët dëshirojnë të vijnë edhe të jetojnë po edhe të mësojnë dhe të studiojnë në këtë anë. Banorët e fshatit Bllacë ne i konsiderojmë që janë banorë tonë për shkak se nuk janë më larg se 2 kilometra… Do të thotë banorët e fshatit Bllacë trajtohen në mënyrë të barabartë sikurse banorët e Hanit të Elezit. Ligji ua lejon që të kenë nënshtetësi të dyfishtë prandaj i shfrytëzojnë të gjitha benefecionet”, deklaroi Rufki Suma, kryetar i Komunës Hani i Elezit.
Arsyeja që nxënësit ballafaqohen me këto probleme është mungesa e shkollës fillore. Vetë banorët e lagjes Bardhi thonë se ndihen të diskriminuar për shkak se autoritet maqedonase nuk i trajtojnë si banorë të Maqedonisë. Disa prej tyre kanë dyshtetësi, por ka edhe nga ata që nuk kanë as shtetësi Maqedonie.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35768


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>