Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Mësuesi i dehur rreh me dru nxënësit, katër në gjendje të rëndë

$
0
0

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në fshatin Gollobordë të Dibrës ku një mësues i dehur ka rrahur nxënësit e klasës së 3-të.

Sipas të dhënave, mësuesi ka rrahur me drutë që përdoreshin për ngrohje 12 nxënës të klasës së parë dhe të klasës së tretë.

Akti i rëndë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Orzhanov” në Ostren.

Mësuesi Adil Muça ushtroi dhunë ndaj të miturve, 4 prej të cilëve përfunduan në spitalin e Bulqizës në gjendje kritike për jetën.

Përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Bulqizë shkuan për inspektim në shkollën në fjalë ndërsa mësuesi u pushua nga detyra.

Ndërkaq, vijojnë ende hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /javanews


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>