Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785

Çokollata rrit memorien dhe përqëndrimin

$
0
0

Çokollata është një prej ushqimeve më të preferuara për shumicën e njerëzve. Tashmë përveç shijes së mirë ka dhe një sërë efektesh siç është rritja e përqëndrimit dhe e kujtesës.

Studiuesit panë efektet e saj tek disa persona dhe nga hulumtimi u zbulua se ata persona që hanin të paktën një çokollatë në javë patën performancë më të mirë se ata që nuk konsumonin , në testimet e trurit që u bënë.

Kjo mund të jetë për shkak të një komponenti që quhet “flavanols” të cilat gjenden me bollëk tek çokollata e zezë dhe më pak tek çokollata e bardhë.

“Flavanols” janë antioksidantë , përbërës që zëvendësojnë qelizat e vdekura. Studimi përfshiu rreth 1000 njerëz në 30 vite.

Shkencarët studiuan efektin e çokollatës tek memoria e përqëndrimi.

Megjithatë mjekët këmbëngulin që çokollatë duhet të konsumohet në bazë të një dietë të shëndetshme dhe pa e tepruar, sepse vetëm në këtë mënyrë do sjell përmirësim të kujtesës apo aktiviteteve të tjera të trurit, pa shkaktuar dëme në organizëm./tvklan


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>