Anësori i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, pret që herët a vonë klubi i tij të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve.
Ish-mesfushori i Interit dhe Bayern Munichut ka thënë se me stilin e lojës dhe yjet që ka Stoke City, në një të ardhme të afërt mund të kenë arritje të madhe.
Derisa ky sezon është pak herët për Shaqirin që të sigurojë një vend në top-katërshe, ai mendon se suksesi për ekipin e tij nuk është shumë larg.
“Kem një ekip të mirë”, ka thënë Shaqiri. “Mënyra se si po shkon klubi përpara, shumë shpejtë do të duam të luajmë në Ligën e Kampionëve”.
“Ne po luajmë futboll të mirë dhe ky është hapi i parë. Ne jemi në rrugë të duhur dhe jam i sigurt se shumë shpejtë mund të luftojmë për Ligën e Kampionëve”.