Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Kodheli: Shqipëria ka mundësi të limituara për refugjatët!

$
0
0

Qeveria shqiptare zbut qëndrimin për refugjatët. Vetëm pak ditë pas deklaratës së kryeministrit se Shqipëria nuk do të hapë kufijtë për emigrantët nga vendet e lindjes, një qëndrim më i zbutur vjen nga dy përfaqësuese të tjera të qeverisë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dhe zv/ e Brendshme, Elona Gjebrea.

Megjithëse të dy zyrtaret e larta kanë theksuar se qëndrimi i Shqipërisë është ai i kryeministrit, nuk kanë mohuar faktin se Shqipëria ka marrë masat e nevojshme, nëse do të përballet me një valë ardhjesh ndonëse mundësitë janë të limituara.

“Mbetet problem për Europën. Do të mbetet problem dhe për Ballkanin. Po vlerësojmë situatën. Mbetem me një qëndrim si kryeministri i cili tha se mundësitë tona janë shumë të limituara. Ne jemi dhe do vazhdojmë të jemi në vlerësim të situatës. Për gjatë ditëve në vijim do të dalim me një qëndrim”, tha Kodheli.

Elona Gjebrea theksoi se janë marrë masat dhe ka një plan emergjent veprimi.

“Ne kemi marrë masa dhe kemi një plan emergjent veprimi. Nuk bëhet fjalë të kemi qendra të ngritura por në raste emergjente ne do të jemi të mobilizuar”, tha Gjebrea.

Edhe ministri i Brendeshëm, Saimir Tahiri, i cili gjatë një interviste për një agjenci të huaj ka deklaruar se nga ana e qeverisë është përgatitur një plan masash që do të vihet në zbatim nëse Shqipëria do të përballet me një fluks emigrantësh. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjate vizitës në SHBA.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>