Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785

Bajrami seancën e të premtes e sheh shumë normale

$
0
0

Në emisionin e KTV-së “Rubikon”, nënkryetari i PDK-së dhe njëkohësisht ministër i Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë Arsim Bajrami, ka thurur lavde për shefin e tij partiak, zëvendëskryeministrin e ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi.

Bajrami ka përkujtuar në etapa ato që ai i ka quajtur suksese të Thaçit: Udhëheqja e tij politike e UÇK –së, bisedat që ka udhëhequr në Rambouillet, shndërrimin e UÇK-së në TMK dhe në parti politike(PDK), bisedimet në Vjenë etj.

Ai po ashtu ka përkujtuar fitoret e Thaçit në zgjedhjet parlamentare e lokale në Kosovë.
“Thaçi është faktor uniteti i vendit”, ka thënë Bajrami, duke mos dashur të ndalet te protestat që opozita po bën kundër zgjedhjes së Thaçit president dhe për rrëzimin e Qeverisë.

Duke folur për seancën e të premtes kur është paralajmëruar mbajtja e votimeve për president, post të ciline synon Hashim Thaçi, Arsim Bajrami ka thënë se pret zhvillim normal të seancës së Kuvendit.

Ministri Bajrami ka folur edhe për Marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave serbe. Ai ka thënë së në statutin e AKS-së do të ndërthuren vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese për të, porse Marrëveshja nuk do të anulohet, meqë ajo është ndërkombëtare, ka theksuar Bajrami.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>