Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35889

Prej 18 majit studentët mund të bëjnë tërheqjen e gjësendeve në konvikte

$
0
0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të gjithë studentët banues të Qendrës së Studentëve në Prishtinë, se nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 u lejohet studentëve tërheqja e gjësendeve.

Kjo vlen për banuesit e konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8, ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar.

“Duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe doreza)”, thuhet në njoftim.

Tutje, MSH-ja thotë se studentët banues të cilët janë jashtë Kosovës , tërheqjen e gjërave personale mund ta bëjnë pas hapjes së kufijve.

The post Prej 18 majit studentët mund të bëjnë tërheqjen e gjësendeve në konvikte appeared first on Llapi.info.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35889


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>