Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35869

18 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 19 të shëruar

$
0
0

Edhe 18 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot në Kosovë, pas 300 testimeve të bëra nga IKSHPK-ja, raporton Llapi.info.

Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive kanë rezultuar nga mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri)”, thuhet në njoftim.

Sot janë shëruar edhe 19 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 690.

“Nga data 08 shkurt deri më 14 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 10.942 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 945 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet tutje./Llapi.info

The post 18 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 19 të shëruar appeared first on Llapi.info.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35869


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>