Turqia konfirmoi 2.826 të shëruar të rinj nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 101.715 numrin e përgjithshëm të pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendi regjistroi 1.639 raste të reja me koronavirus dhe 58 viktima në 24 orët e kaluara, me çka numri i të infektuarve arriti në 143.114, kurse ai i viktimave në 3.952, treguan të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, të shpërndara në Twitter nga ministri Fahrettin Koca.
Në Turqi deri më tani janë kryer 1.474.003 teste.
Ndërkaq, 998 pacientë aktualisht po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.
“Numri i pacientëve në kujdes intensiv për herë të parë ra nën një mijë. Numri i të shëruarve shkoi në mbi 100 mijë. Numri total i testeve është afër 1,5 milion. Forca jonë e vërtetë kundër virusit është maska plus 1,5 metër distancim social. Rreziku është më i madh në vendet me turma njerëzisht, të qëndrojmë larg”, shkroi në Twitter shefi i shëndetësisë turke, Fahrettin Koca./AA
The post Turqi, mbi 101 mijë të shëruar nga COVID-19 appeared first on Llapi.info.