Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35889

Nis ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në Repë dhe Pollatë

$
0
0

Ka nisur sot projekti për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për fshatrat Repë dhe Pollatë të Komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.

Në fillimin e këtyre punimeve mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, nën shoqërimin e drejtorit të Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi dhe drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Hamdi Jaha.

Me këtë rast, sipas kumtesës komunale, Rudari  tha se ky projekt i ndërtimit të kanalizimit në gjatësi prej 6.8 km është̈ dyvjeçar.

Nënkryetari Rudari e vlerësoi të rëndësishëm projektin, i cili do të zgjidhë çështjen e ujërave të zeza për banorët e këtyre fshatrave.

“Do të vazhdojmë t’i mbështesim këto fshatra në rregullimin e infrastrukturës në tërësi”, ka shtuar Rudari./Llapi.info

The post Nis ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në Repë dhe Pollatë appeared first on Llapi.info.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35889


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>