Ka shkuar në 927 numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin korona në Kosovë, pas 8 rasteve të reja të konfirmuara sot nga IKSHPK-ja, raporton Llapi.info.
Tetë rastet e reja me COVID-19 kanë rezultuar pozitive, nga 255 mostrave të testuara, mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Rahovecit 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rahovec), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri)”, thuhet në njoftim.
Nga data 08 shkurt deri më 13 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 10.642 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 927 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./Llapi.info
The post Edhe 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 927 të infektuar gjithsej appeared first on Llapi.info.