Policia në Haryana, Indi thonë se ata së shpejti do të fillojë të përdorë hobe për të kontrolluar protestuesit e dhunshëm, transmeton koha.net.
Policët janë duke u trajnuar për të përdorur këtë “armë”, pavarësisht shqetësimeve të tyre për kontrollimin e turmës.
Shefi i policisë Abhishek Jorwal, ka thënë për BBC se hobet janë bërë pas “shumë kërkimeve dhe zhvillimeve” nga ta.
Hobe të dizajnuara “speciale”, do të jenë në dispozicion së bashku shkopinjtë e gomës, gazin lotsjellës dhe armët e tjera që përdoren aktualisht.
Zoti Jarwal tha se “ideja është që tu shmangen armëve vdekjeprurëse kundër protestuesve”.
“Oficerët janë mësuar se si të përdorin hobetë dhe predhat me gaz lotsjellës, dhe të mbajnë plumbat dhe armën si opsion të fundit” shtoi ai.