Republikani Donald Trump dhe demokrati Bernie Sanders kanë dridhur garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara me fitore vendimtare në zgjedhjet paraprake në New Hampshire.
Me mbi 80 për qind të votave të numëruara, miliarderi Trump ka dyfishin e votave të kandidatit tjetër republikan, ndërsa senatori Sanders, i cili ka mundur rivalen demokrate, Hillary Clinton, me një diferencë të madhe, ka thënë se fitorja e tij tregon se njerëzit duan “ndryshime të vërteta”, transmeton Rel.
New Hampshire është shteti i dytë që ka votuar për kandidatin presidencial të partisë, pas zgjedhjeve në Iowa që janë mbajtur javën e kaluar.
Në Iowa kanë fituar senatori Ted Cruz nga republikanët dhe Clinton nga demokratët.
Gara tani do të vazhdojë në Karolinën e Jugut dhe në Nevada.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen këtë nëntor.