Alesio Romagnoli është një lojtar i “fshehur” i Milanit nga “loja” e merkatos.
Mbrojtësi është bllokuar nga Milani.
Lajmi, edhe pse ende jo zyrtar, rrëfehet nga një gazetar me prestigj si Mauro Suma, i cili e njeh shumë mire dhe nga afër ambjentin e Milanit, zbulon se kuqezinjtë kanë arritur akord me Romën për 25 mln euro dhe se ajo që po shtyn këtë transferim është fakti se Roma në fillim do që të blejë dhe më pas të shesi, për të mbajtur raportet mirë me tifozët.
Madje, akordi është arritur që në marrëveshjen për Bertolaçin.
“Nëse Romanjoli ikën nga Roma, vjen tek ne”, ka thënë Mihajloviç.
Gjithsesi në ditët në vijim do të zbulohet e vërteta e transfermit te Romagnolit por me shumë gjasa e ardhmja e mbrojtësit do të jetë te Milani.