Së paku tre ushtarë afganë janë vrarë si rezultat i një sulmi vetvrasës me bombë në një autobus të ushtrisë, që ka ngjarë në provincën Balkh.
Munir Ahmad Farhad, zëdhënës i guvernatorit provincial, tha se sulmuesi ishte në këmbë dhe mëngjesin e sotëm e kishte në cak automjetin e ushtrisë në zonën Dehdadi.
Ai ka shtuar se 18 ushtarakë të tjerë janë plagosur gjatë sulmit.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Militantët talibanë i kanë shtuar së fundi sulmet e tyre në të gjithë vendin kundër forcave afgane të sigurisë.
Balkh, deri më tani, është cilësuar si provincë më e sigurtë krahasuar me provincat fqinje. /rel