Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785

De Biasi gëzon Rashicën

$
0
0

Gianni de Biasi ka zbuluar se është duke e vëzhguar me kujdes yllin e Vitesse, Milot Rashicën.

Është një ndër lojtarët e momentit, pavarësisht se prej dy javësh mungon me Vitesse për shkak të një dëmtimi. Milot Rashica është duke tërhequr vëmendjen e shumë mediave botërore dhe tashmë edhe të disa skuadrave europiane.

Ndër to, Napoli u përfol prej dy ditësh në mediat italiane se është duke e monitoruar me kujdes situatën e vushtrriasit. Në lidhje me këtë, disa portale pranë Napolit kanë intervistuar trajnerin e Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për të marrë prej tij një vlerësim për sulmuesin 19-vjeçar.

“Nga ana sportive, është një sozi e Jose Callejon. I bën shumë mirë të dyja fazat e lojës dhe është i fortë fizikisht. Për Napolin e Sarrit do të ishte zgjedhje perfektë”, është shprehur fillimisht De Biazi.

Një krahasim interesant për talentin shqiptar, i cili ka deklaruar disa herë së ëndërron të jetë mes të ftuarve të trajnerit për Europianin “Francë 2016”.

“Rashicën po e ndjekim ashtu si edhe lojtarët e tjerë të talentuar. Pas një muaji do të kemi një test kundër Austrisë dhe pas kësaj miqësoreje mund të nxjerrim disa konkluzione”, ka vijuar De Biazi siç raporton “Napolionline”.

Trajneri i kuqezinjve nuk ka dashur të japë një përgjigje përfundimtare nëse do të ketë një ftesë për Rashicën në miqë- oren e muajit mars apo jo.

“Duhet akoma shumë kohë përpara Europianit dhe nuk dihet se çfarë mund të ndodhë. Nëse i referohemi Francës, nuk e penalizonaspak fakti që nuk ka luajtur asnjëherë me Kombëtaren e madhe. Megjithatë, në të njëjtin moment është edhe Kombëtarja U-21 me impenjimet e saj dhe është shumë e rëndë- sishme që lojtarët të bëjnë sa më mirë të jetë e mundur me të”, ka deklaruar De Biazi


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>