Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775

Shipkovica pas 5 ditëve, dëmet katastrofale, banorët s’besojnë te komuna dhe shteti (FOTO)

$
0
0

Fshati më i shkatërruar gjatë vërshimve ku edhe katër mbetën të vdekur është Shipkovica

Sot Shipkovica pas 5 ditëve shihet e rrënuar në disa pjesë ku dëmet konsiderohen tepër të mëdhaja.

Në këtë fshat punohet intezivisht për tu rikthyer gjendjes normale por siç flasin banorët janë tepër skeptik se do të rregullohen gjitha gjërat.

Një banor i Shipkovicës për TetovaSot u shpreh se punët siç bëhen në këtë shtet do të vuajmë tepët pas kësaj tragjedie që ndodhi.

“Këtu siç bëhen punët, ne do të vuajmë shumë, nuk besojë se shteti dhe komuna do të ndërmarrin masa për kompenzuar të gjithë dëmet, ju e shifni se në Kumanovë ende skanë lëshuar asgjë dhe këtu do të jetë i njeti fat” u shpreh me pesimizëm banori i Shipkovicës.

Ai falenderojë të gjithë ata që ndihmojnë, por jeta nuk është dy apo tri ditë është shkatëruar shpirti nuk rikthehen gjërat.

Ndryshe vërshimet në Tetovë morën jetën e 6 personave ku qindra shtëpi u dëmtuan dhe mbi 80 persona mbetën të plagosur ku shteti nuk po merret shumë me këtë tragjedi të tetovarëve.

ship2

ship3

ship1

ship4


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>