Kosova sot ka mësuar kundërshtarët për kualifikim në kampionatin Evropian në basketboll që do të mbahet në vitin 2017.
Kampionati Evropian do të mbahet në katër shtete: Finlandë, Turqi, Izrael dhe Rumani, ndërsa për kualifikim do të luftojnë 27 kombëtare, për herë të parë edhe Kosova, raporton Koha.net.
Kosova gjendet në Grupin E së bashku me Slloveninë, Ukrainën, dhe Bullgarinë, ndërsa takimet kualifikuese do t’i luaj nga 31 gusht deri më 17 shtator 2016.
Takimin e parë e luan si mysafir kundër Sllovenisë më 31 gusht, kurse takimet luhen në sistemin vajtje-ardhje. Dy vendet e para në grup e sigurojnë biletën për në Evropian.
Orari i plotë i ndeshjeve është ky:
Slloveni-Kosovë 31 gusht 2016
Kosovë-Ukrainë 3 shtator 2016
Bullgari-Kosovë 7 shtator 2016
Kosovë-Slloveni 10 shtator 2016
Ukrainë-Kosovë 14 shtator 2016
Kosovë-Bullgari 17 shtator 2016