Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 36133

Edhe 1.4 milion euro në Trust pa pronarë

$
0
0

Mbi 1 milionë euro të punëtorëve kosovarë kanë mbetur pa pronar në llogaritë e Trustit të Kursimeve Pensionale.

Këto mjete nuk dihet se të kujt janë pasi punëdhënësit i kanë paguar kontributet pa treguar emrat e punëtorëve. Viteve të fundit këto mjetë po derdhen në buxhetin e Kosovës.

Jeton Demi, zëdhënës në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës tha për lajmi.net se deri më 30.09.2019 mjetet për të cilat FKPK-ja nuk ka informacione se kujt i takojnë ishte në vlerën 1.43 milionë euro ose sa 0.08% e mjeteve nën menaxhim.

“Paratë janë paguar nga punëdhënësit përmes deklarimit në ATK. Për detajet e tjera rreth pagesës dhe raportimit të kontributeve pensionale, mund t’i drejtoheni ATK-së, që është institucioni me përgjegjësinë e mbledhjes së kontributeve pensionale”, shtoi tutje Demi.

Këto para me gjasë do të kalojnë në buxhetin e Kosovës. Kjo pasi, edhe në vitin e kaluar Qeveria kishte tërhequr nga Trusti 1.2 milion euro. Ky vendim ishte marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ligji autorizon Fondin e Kursimeve Pensionale t’i transferojë këto mjete të paalokuara në buxhetin e Kosovës. Dhe kjo, vlen për kontributet që kanë kaluar periudhën 6-vjeçare dhe për të cilat Fondi i ka shteruar të gjitha mundësitë për t’i identifikuar dhe alokuar ato.

Këto mjete janë paguar përmes Administratës Tatimore të Kosovës në Fondin e Kursimeve Pensionale për periudhën tetor 2011- dhjetor 2012. Këto mjetet janë të paguara në emër të kontributeve pensionale, por për të cilat nuk janë dërguar informacionet e nevojshme. Emri, mbiemri, numri personal, periudha për të cilën janë paguar dhe arsyet pse. Ka shumë raste kur punëdhënësit paguajnë gabimisht.

The post Edhe 1.4 milion euro në Trust pa pronarë appeared first on Llapi.info.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 36133

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>