Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 36124

Tentim vrasje në Podujevë, dy të lënduar dërgohen në QKUK

$
0
0

Llapi.info ka raportuar gjatë ditë së djeshme për një rrahje mes nxënësve, e që këta të fundit dyshohet të jenë nga shkolla e mesme teknike “Fan.S.Noli” në Podujevë. Burime të Llapi.info dje bënë të ditur se nga kjo përleshje pati edhe persona të lënduar, njofton Llapi.info.

Ndërkaq, tek sot Policia e Kosovës e ka konfirmuar këtë rrahje, teksa është bërë e ditur se dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Sipas PK-së, ata janë goditur me mjete të forta.

“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë, 08.11.2019-12:50. Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë, për shkaqe të panjohura janë sulmuar fizikisht me mjete të forta. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK”, thuhet në raport.

“Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje.

Pa dhënë detaje tjera, Policia rastin e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”./Llapi.info

The post Tentim vrasje në Podujevë, dy të lënduar dërgohen në QKUK appeared first on Llapi.info.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 36124

Trending Articles